Nga vitit 2007 hekurudha është mbajtur falë subvencionit të dhënë nga buxheti.

“Çështë e vërteta hekurudha po mbijeton nga subvenionet se të ardhurat nga udhëtarët dhe transport i mallrave janë shumë të ulta. Nuk plotësojnë rreth 25 % të shpenzimeve të fondit pagave, sigurimet shoqërore, blerjet material të domosdoshme për transport si karburanti, kshu që subevncioni është nga format që hekurudha po mbijeton. Nuk është forma më e mirë, në gjithë studimet e të huajve kanë ngritur me të amdhe që subvencioni të kthehet në investime” u shpreh Leonard Jani, Këshilltar Teknik i Hekurudhës Shqiptare.

Këto subvencione janë dhënë duke devijuar në shkelje të ligjit si fond pagash për qindra punonjës. Çdo vit, qeveria shqiptare i akordon shoqërisë Hekurudha Shqiptare, rreth 400 milionë lekë subvencion për rimbursimin e biletave të udhëtarëve. Përgjatë 13 viteve llogaritet një vlerë prej më shumë se 46 milionë eurosh në total.

Sipas një raporti të Kontrollit të Lartë të Shtetit rezulton se hekurudha ka marrë 1.2 miliardë lekë gjatë viteve 2014-2017. Këto para janë shpenzuar për paga dhe sigurime shoqërore në kundërshtim me disiplinën buxhetore dhe legjislacionin përkatës. Auditi i KLSH-së zbuloi gjithashtu se ndërsa pretendon se është në kolaps ekonomik, Hekurudha kishte tejkalim të numrit të punonjësve.

“Në vitet më të lavdishme që ka pas hekurudha, vitet 85 e siëpr që u mor vendimi për intensifikimin e trasnportit hekurudhor shkoi në 10 mijë e 200 punonjës. Dhe ishte shtrierë në gjithë Shqipërinë” u shpreh Leonard Jani, Këshilltar Teknik i Hekurudhës Shqiptare.

Por një numër të lartë punësimesh kishte edhe gjatë viteve që hekurudha nuk funksionontenë të gjithë vendin. Më pas nisi faza e shkurtimeve. “Pas viteve 90 filloi rënia e treguesve të trasnportit udhëtarëve. U bë një studim nga Banka Botërore ku parashikohej edhe numri i njeërzve që duhej të alrgoheshin nga puna. E vetmja gjë që ndodhi është që cdo vit u zvogëlua fuqia punëtore me nga 200 perosna në vit. Sot janë rreth 990 veta punonjës” u shpreh Leonard Jani, Këshilltar Teknik i Hekurudhës Shqiptare.

Emisioni i plotë:

Top Channel