Stuhia godet Stambollin, pemë e çati të rrëzuara

09/02/2021 10:17

Qyteti më i madh i Turqisë, Stambolli, u godit nga një stuhi e madhe, ku pemë e çati u rrëzuan.

Sipas Anadolu Agency (AA), stuhia filloi me reshje të dobëta shiu në rrethet evropiane të Stambollit duke përfshirë Sultangazi, Gaziosmanpaşa, Bakırköy, Bağcılar, Beyoğlu, Kağıthane, Bayrampaşa dhe Esenler.

Disa shërbime të trageteve në qytet janë anuluar për shkak të erës së fortë, theksuan operatorët lokalë.

Kompania e Autobusëve të Detit të Stambollit (IDO) tha se anuloi disa shërbime, duke përfshirë linjat midis provincave të Stambollit dhe Bursës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA