Me një pozë vërtetë shumë ndjellëse, me një ‘body’ blu dhe çizme me takë të lartë, Dua Lipa po numëron mbrapsht ditët deri në daljen e singëllit të saj të ri, “We’re Good”, më 11 shkurt dhe të albumit të ri, “Future Nostalgia: The Moonlight Edition”, më 12 shkurt.
10 muaj pas publikimit të punës së saj të dytë në studio, “Future Nostalgia”, ylli i popit njofton kështu edhe një edicion të ri, që përmban këngë që nuk janë përfshirë në diskun e parë.
Pas suksesit të madh të “Future Nostalgia” që edhe Sir Elton John e ka cilësuar si albumin më të mirë të dalë në 2020-ën dhe që ka marrë edhe dy nominime për Grammy Award 2021, Dua Lipa, ka vendosur kështu të vijojë të tërheqë vëmendje, me sytë drejt ngjitjes mes yjeve botërorë.
Mes imazheve të para që këngëtarja nga Kosova ka ndarë në Instagram, shumë prej tyre tregojnë një ‘look’ të ri, të studiuar enkas për albumin e ri, me nota nostalgjie nga vitet 80 dhe 90.
Top Channel