Si pasojë e koronavirusit, në 24 orët e fundit 14 persona humbën jetën në Marok, 7 në Palestinë dhe 4 në Algjeri.
Sipas Anadolu Agency, ministria e Shëndetësisë e Marokut njoftoi se në 24 orët e fundit në vend 14 persona kanë humbur jetën nga COVID-19, janë zbuluar 234 raste të reja dhe 493 pacientë janë shëruar.
Sipas të dhënave të fundit, numri i përgjithshëm i viktimave në vend që nga fillimi i pandemisë shkoi në 8.408, numri i rasteve në 475.589 dhe numri i të shëruarve në 454.997.
Palestinë
Ministria e Shëndetësisë e Palestinës njoftoi se në 24 orët e fundit 7 persona kanë humbur jetën nga COVID-19, 612 persona janë infektuar dhe 440 të tjerë janë shëruar.
Në njoftim thuhet se që nga fillimi i pandemisë, numri i përgjithshëm i viktimave nga COVID-19 shkoi në 2.079, numri i rasteve në 183.977, kurse numri i të shëruarve ka arritur në 172.560.
Algjeri
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Algjerisë, bëhet e ditur se në 24 orët e fundit 4 persona kanë humbur jetën, 225 persona janë infektuar dhe 179 janë shëruar.
Sipas të dhënave në vend, janë regjistruar gjithsej 2.918 viktima nga COVID -19, 109.313 raste dhe 74.871 persona të shëruar nga virusi.
Top Channel