Pornostarja rrëfen momentet e intimitetit me Donald Trump: 90 sekondat më të këqija të jetës time (fotot)

09/02/2021 19:09

Aktorja e filmave për të rritur Stormy Daniels, e përfolur për një marrëdhënie seksuale me ish-presidentin amerikan Donald Trump ka folur përsëri në detaje për episodin e tyre famëkeq duke thënë se Trump “i thoshte gjërat më të pakuptimta gjatë seksit”.

Daniels shton gjithashtu se episodi i seksit me Trump ishin “90 sekondat më të këqija të jetës time”. Ajo thotë se kjo ka ndodhur në 2006, kur Trump ishte i martuar me Melania Trump.

Stormy, emri i vërtetë i të cilës është Stephanie Clifford, foli në një intervistë mbi industrinë e porngrafisë në SHBA, dhe shtoi detaje të reja për episodin e pretenduar me Donald Trump.

Ajo thotë se u takuan në dhomën e tij të hotelit në 2006, dhe kur kishte shkuar një moment në tualet, ai ishte duke e pritur vetëm në të brendshme.

41-vjeçarja thotë se ngjarja ndodhi pas një turneu bamirësie golfi pranë liqenit Tahoe.

Ajo shton: “Atë moment unë ngriva dhe nuk dija çfarë të thoja. Ai ishte zhveshur në të brendshme dhe ishte ulur në cep të krevatit duke u mundur të imitonte në mënyrë të tmerrshme pozat e aktorit Burt Reynolds”

E pyetur nëse Trump ishte një “dashnor reflektues,” ajo thotë se “nuk zgjati shumë por vazhdonte të më thoshta gjëra të shpifura e pa kuptim”.

“Thoshte ‘oh sa të mirë jemi ne bashkë’ po shyqyr që nuk kisha ngrënë darkë se do të kisha vjellë”, thotë pornostarja, duke shtuar se më pas i kishte kërkuar autograf në diskun me filmin e saj.

Aktorja është paguar $130,000 në vitin 2016, para zgjedhjeve presidenciale për të mos treguar historinë e saj, sipas mediave në SHBA.

Donald Trump mohon se episodi i seksit në fjalë ka ndodhur.

FOTO GALERI
1/5
Daniels tha se episodi i seksit me Trump ishin "90 sekondat më të këqija të jetës time".

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA