“Nuk mund të shfaqesh me xhinse pas 20 vitesh”, Spahiu për Bashën: Nga mëngjesi në darkë del vetëm tek tregu çam

09/02/2021 21:24

Juristi Kreshnik Spahiu ka folur për Lulzim Bashën si lider i opozitës, ndryshimin me Berishën dhe përballjen me Ramën. 

Në një lidhje me skype për emisionin “Open”, Spahiu thotë se Basha del vetëm gjithë kohës, ndërsa qëllimi është të dalë me ekip pasi në lojë tek e tek, të gjithë e dinë kush e merr fitoren.

Spahiu: Nuk mund të shfaqesh me xhinse pas 20 vitesh e të dukesh sportiv. Ne jemi mësuar Bashën me kostum e kollare. Më mirë është ky që je. Problemi është që Sali Berisha u shfaq me një ekip me këmisha të bardha dhe ekip që bashkoi të larguarit.

Ndërsa Basha nga mëngjesi në darkë del vetëm tek tregu çam, vetëm duke gatuar vezë. Mendon se vetëm do e mundë Ramën. Nëse do ta mundësh vetëm, të gjithë e kanë parë lojën dyshe. Nëse vjen një opozitë si ekip në Shqipëri, dua ta shikoj me figura të reja. Pse e lë listën për minutat e fundit? Nëse ke 6000 kandidatë, dil me një ekip se ke për të ndryshuar. Nëse del tek për tek, është vetëm lojë ping pongu që të gjithë e dinë se kush ka fituar.

Top Channel