Këpucët e grisura dhe batutat me qytetarët/ Curri komenton veprimet e Ramës: Lideri duhet të jetë joshës

09/02/2021 22:07

Analisti Arian Curri ka komentuar veprimet e Ramës në këtë prag fushate pasi vijon të zhvillojë takime me qytetarët, të bëjë batuta edhe në rrjete sociale ku shfaqi këpucët e grisura.

Në emisionin “Open”, Curri u shpreh se sekreti është që lideri të jetë joshës, estetik dhe ndjellës i instikteve njerëzore.

Curri: Demokracia është zhvendosur në marrëdhënien e drejtpërdrejtë të politikës me masën. Një komunikues i mirë duhet ti drejtohet emocioneve dhe instikteve. Lideri duhet të jetë joshës, estetik dhe ndjellës i instikteve njerëzore që ta votojnë me emocion. Ky është sekreti. Kjo i shkon në favor. Fakti që e nxorët lakuriq e bëtë që ta conit më afër njerëzve, dikush e pa si njeri të familjes, dikush si bashkëshort. Ju e ndihmuat.

Godole: Për shoqëritë e spektaklit jam okej, po mendoja zgjedhjet në Gjermani…

Curri: Po mendoni analogjinë e gabuar. Nuk mund të krahasoni Gjermaninë me Shqipërinë.

Top Channel