Po të ishte gjallë, Diana do t`ia përplaste kokat të dyve, Williamit dhe Harry-t e nuk do t`i lejonte që të qëndronin të ndarë nga njëri tjetri thotë biografi mbretëror, Robert Jobson.
Jobson thotë se e njihte mjaft mirë princeshën. Ajo sipas tij, nuk do të kishte lejuar që dy djemtë e saj të kishin mosmarrëveshje e mëri me njëri-tjetrin.
“Të gjithë mund të kemi herë pas herë hatërmbetje me të afërmit tanë, por që ftohja të vazhdojë kaq gjatë është e pazakontë, sidomos për Harry-n. Karakteri I tij, ashtu e njihja unë, ka qenë më i relaksuar. Mendoj se thellë brenda vetes ai nuk e pëlqen këtë situatë dhe nuk do të donte ta vazhdonte. Prandaj, nuk arrij ta kuptoj se cili është në të vërtetë problemi”, shprehet Jobson.
Duke shtuar se përçarja mes dy vëllezërve ka “shkuar shumë larg”, Robert thotë se nëna e tyre do t’i kishte inkurajuar ata të flasin publikisht për marrëdhëniet e tyre dhe t`iI zgjidhnin sa më parë, sepse njerëzit nuk do të reshtin kurrë së foluri nëse ata nuk e zgjidhin këtë situatë. Përpara se të largohej nga familja mbretërore janarin e 2020-tës, Harry e pranoi se marrëdhëniet mes tij dhe të vëllait janë ftohur, dhe së rrugët e tyre tashmë janë ndarë.
Top Channel