Caktohet gruaja e parë me të drejtë vote në Sinodin e Peshkopëve

09/02/2021 14:44

Papa Franҫesku emëron për herë të parë një grua në pozicionin e nënsekretares së Sinodit të Peshkopëve, flasin burime nga Vatikani.

Motër Nathalie Becquart do të jetë gruaja e parë e emëruar në këtë sinod, ku dhe do të ketë të drejtë vote. Kjo e vendos atë në pozita për të marrë përsipër vendime kyҫe mbi të ardhmen e kishës katolike, shkruan faqja zyrtare e shtypit e Vatikanit.

Pyetur se si ndihet të qenit gruaja e parë që merr këtë pozicion, Becquart shton  se kjo për të u pa si një shenjë e “vetëbesimit të grave në Kishën Katolike”. Ajo theksoi se përgjatë sinodit të fundit u diskutuan shumë kërkesa mbi caktimin e grave në pozicione të larta të kishës.

Sinodi është organ këshillues i Papës, në të cilin flitet dhe për shumë ҫështje të diskutueshme siç është divorci.

Kardinali Mario Grech, i cili udhëheq Sinodin u shpreh se me anë të këtij vendimi është “hapur një derë mundësish” për të gjithë femrat që të votojnë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA