Testet e kualifikimit të armës së re turke, pushkës MPT-76 u mbyllën me sukses, e konfirmuar nga vetë kreu i industrisë së mbrojtjes, Ismail Demir.
“Përpjekjet tona për t`u siguruar në vijimësi që forcat truke të sigurisë ti përdorin pajisjet e trye në terren me një efikasitet më të lartë, kanë dhënë fryte. Kualifikimi i armës MPT-76-MH tashmë ka përfunduar”, ka shkruar ai në rrjetet sociale.
E ashtuquajtura “pushkë kombëtare e këmbësorisë së lehtë” është krijuar nga nga Instituti i Makinerisë dhe Industrisë Kimike (MKEK) nën koordinimin e Departamentit të Presidencës të Industrisë së Mbrojtjes (SSB). Arma e re konsiderohet e përkryer përsa i takon lehtësisë së lëvizjes, sepse shumë me e lehtë dhe më efikase në manovrim.
Falë ndërhyrjeve që ajo ka pësuar, pesha e pushkës u zvogëlua me mbi 400 gramë, ndërkohë që fillimisht peshkonte rreth 4 kilogramë. Janë plot 42 prova të kapërcyera sipas standarteve të NATO-s në mjedise që përfshijnë të ftohtin, të nxehtin, rënën, shiun apo baltën ndërsa dëshmoi performancë të lartë edhe në temperatura të ulëta deri në minus 45 gradë Celsius. Në modalitetet gjysmë dhe plotësisht automatike, rrezja e efektivitetit të pushkës, e cili mundësohet nga një mekanizëm mbyllje me kokë rrotulluese që lëviz me piston gazi, arrin 600 metra.
Top Channel