Një grua e martuar, njëkohësisht e dashur e fshehtë e një biznesmeni në Rusi, është arrestuar së fundmi për urdhërimin e vrasjes së të dashurës tjetër të këtij të fundit, nga një vrasës me pagesë.
Psikologia Elena Sosnovskaya, doli sot në gjykatën e Moskës bashkë me katër burra që besohet se janë përfshirë në vrasjen makabre të kërcimtares Natalia Pronina më 23 dhjetor.
30 vjeçarja Pronina, u qëllua nga afër me armë në Moskë nga një burrë i maskuar, teksa kthehej nga një orë mësimi koreografie.
Biznesmeni i paemëruar rus, ishte përfshirë romatiksiht me të dyja gratë, është pse ishte vetë i martuar e me tre fëmijë.
Pamjet nga gjykata tregonin sesi Sosnovskaya shoqërohej në bankën e xhamtë të të akuzuarve në gjykatën e Cheryomushinsky.
Psikologia rreth 40 vjeçare raportohet se me anë të partnerit të saj me të cilin jetonte, ka kërkuar dhe gjetur vrasësin me pagesë.
Fillimisht për vrasjen u akuzua bashkëshortja e biznesmenit, ndërsa ishte dyshuar dhe një politikan me të cilin Pronina shoqërohej.
Pronina, e cila ka fituar disa çmime ndërkombëtare kërcimi, u qëllua dy herë në gjoks pranë apartamentit të saj në stacionin e metrosë Akademicheskaya.
Momenti i rëndë i vrasjes ishte kapur nga kamerat e sigurisë, ku dukej vrasësi që dilte nga hijet për të qëlluar nga afër Pronina.
Sulmuesi kishte lëshuar më pas një granatë zhurmuese për të larguar vëmendjen nga vrasja, hodhi armën e tij dhe u largua.
Pronina ishte dërguar në spital por vdiq dy orë pas sulmit.
Mediat vendase thonë se Pronina shoqëohej prej vitesh me biznesmenin e paemëruar, por kohët e fundit i kishte dhënë fund lidhjes së tyre pasi ishte njohur me dikë tjetër.
Ndërsa Sosnovskaya ishte shoqëruar me biznesmenin në të njëjtën kohë me Pronina, prandaj nga xhelozia i kishte kërkuar të dashurit me të cilin jetonte, të gjente një vrasës me pagesë për të zhdukur balerinën, raporton e përditshmja Moskovsky Kosomolets.
Biznesmeni i mistershëm zotëron një zinxhir dyqanesh me pjesë këmbimi makinash , dhe raportohet se kishte paralajmëruar Pronina të tregonte kujdes e të mos postonte më në Instagram.
Top Channel