Në Open në Top Channel po diskutohet për hetimet e Prokurorisë për ngjarjen e rëndë të ndodhur në spitalin Covid2.  Drejtori i Spitalit Shefqet Ndroq, Perlat Kapizysi foli në studion e Open për ngjarjen e rëndë duke thënë se korrupsioni në mjekësi është një sëmundje globale.

“Janë ngjarje tronditëse që na kanë shkaktuar të gjithëve, jo vetëm mua. Ngjarje që nuk duhet të njollosë dhe të zhdukin punën që bëhet në shërbimin shëndetësor. Korrupsioni në shërbimin shëndetësor është sëmundje botërore.

Pashë që e konsideronin sëmundje botërore dhe është plagë që shfaqet në trupin e sistemeve shëndetësore. Ndaj këtyre shfaqjeve, gjëja kryesore është që të mbahet një qëndrim i vazhdueshëm me të njëjtin instensitet”- tha Kapizysi.

Eni Vasili: Keni zhvilluar hetime të brendshme?

‘Hetimet e brendshme, kur prokuroria heton, thuhet se i dëmton. Por nuk kemi ndenjur indiferent. Ajo fatkeqësia jonë ishte që një personel i brendshëm hyri dhe ç’pengoi vigjilencën. Tirja ka shumë vite që punon, për punë vitesh do dilte në pension. Karakteri i njeriut përcakton edhe fatin e tij. Karakteri formohet nga ambienti, natyra dhe shoqërua.

Karakteri i saj ka ndikuar edhe tek elementë të tjerë. Kanë pasur karakterin e Tires, kanë gjetur një terren ku mentaliteti i shoqërisë është që shërbimi bëhet më cilësor nëse jep ndonjë gjë. Është trashëguar në vite… E ndjera nuk ka folur me pjesën tjetër të personelit duke i thënë që është pa ngrënë’- tha Kapizysi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA