Shkurti nisi me një pranverë, që zgjati pak. Java ka nisur me rrebeshe shiu e madje në fundjavë vendi do të përfshihet nga stuhi me origjinë nga Siberia.
Këto reshje shiu do të na shoqërojnë deri ditën e enjte, ku herë pas here do të kemi fuqizim të dukshëm të tyre, ku më të dukshme do të jenë në zonat veriore dhe veriperëndimore të vendit tonë, ku pritet që të jenë edhe me intensitet të lartë”, thotë Hakil Osmani, MeteoAl.
Pritet të kemi një përmirësim të kushteve të motit gjatë ditës së premte, por kjo do të shoqërohet me një rënie të ndjeshme të vlerave termike, rënie e cila do të vijojë gjatë fundjavës duke bërë që në zonat malore vlerat minimale të zbresin edhe në -6 ose -7 gradë Celcius.
Kjo rënie e vlerave termike do të shoqërohet edhe me reshje dëbore, kjo në zonat malore të territorit shqiptar.
Në fakt gjithë këto reshje që po bien për zonën e Nën-Shkodrës pritet të krijojnë problematika jo vetëm si pasojë e reshjeve që po bien në zonat veriore dhe verilindore të vendit tonë, por edhe si pasojë e temperaturave të larta që do të shkaktojnë edhe shkrirjen e dëborës të akumuluar gjatë janarit në 1000 metra lartësi mbi nivelin e detit. Dhe jo vetëm kjo. Reshjet e shiut që po bien intensivisht në Malin e Zi do të shkaktojnë fryrjen e liqenit të Shkodrës, duke mos lejuar edhe lumenjtë të bëjnë një derghje normale të tyre në Shkodër.
Duke filluar nga 15 shkurti Do të kemi përmirësim të dukshëm të kushteve të motit. Pork y përmirësim do të shoqërohet edhe me rënien e vlerave termike që do të zbresin në -8 apo -9 gradë celcius, për të paktën 5 ditë.
Top Channel