Qielli i Marsit do të jetë dëshmitar i disa shfaqjeve befasuese aeronautike në ditët e ardhshme kur tre sonda rivale të robotëve hapësinorë pritet të mbërrijnë në planetin e kuq pasi kanë udhëtuar për miliona kilometra nëpër hapësirë.
Sonda Hope e Emirateve të Bashkuara Arabe do të mbërrijë e para, të martën, e ndjekur nga anija kozmike Tianën-1 e Kinës të nesërmen. Në fund, roveri amerikan Perseverance do të bëjë zbritjen e tij dramatike në sipërfaqen e Marsit në 18 Shkurt. Është një armatë e jashtëzakonshme që zbulon dëshirën në rritje të shumë kombeve për të zhvilluar teknologjinë e tyre hapësinore dhe për të eksploruar sistemin diellor.
Se sa sukses do të kenë pastaj për artitjen e synimeve të tyre këtë javë dhe atë pasuese, mbeten për tu parë. Marsi është një vend i vështirë për t’u vizituar. Nga dhjetëra misione atje që nga viti 1960, rreth gjysma janë rrëzuar ose kanë humbur prej një zinxhiri dështimesh, problemesh të motorëve te raketës apo gabimeve të softuerit.
“Mund të jetë një biznes që thyen zemra”, rrëfeu fizikani britanik Colin Wilson, nga Universiteti i Oksfordit. “Unë kam pasur pajisje në dy misione të mëparshme të Marsit – roverin britanik Beagle dhe sondën Schiaparelli të Evropës. Në secilin prej rasteve isha aty, në dhomën e kontrollit, duke shtrënguar vendin tim, gjatë zbritjes së tyre dhe në të dy rastet, sondat u rrëzuan.
Top Channel