Nënë e bijë detyrohen të gërrmojnë gropën e tyre para se të varrosen në kopsht nga i dashuri (Fotot)

08/02/2021 18:28

Një grua dhe vajza e saj nëntë-vjecare raportohet se ishin detyruar të gërrmonin varrin e tyre para të varroseshin në kopshtin para shtëpisë nga partneri i gruas.

Pretendimet e tmerrshme janë bërë nga vajza adoleshente e gruas së vdekur, gjatë marrjes në pyetje nga policia në Brazil.

Cristiane Arena, 34 vjeçe, dhe vajza e saj nëntë vjeçare Karoline Vitoria ishin shpallur te zhdukura prej nëntorit. Ndersa vrasesii dyshuar  Fabrício Buim Arena Belinato ishte partnerii ri i Cristiane.

Trupat e tyre u gjetën të varrosura në kopshtin e shtëpisë në zonën Pompeia, në Sao Paulo.

Analizat e mbetjeve të tyre tregonin se Cristiane ishte goditur më thikë kurse Karoline kishte marrë një goditje fatale në kokë.

Zbulimi i vrazhdë u bë nga policia më 2 shkurt, kur ata dyshuan për punime të kohëve të fundit në kopshtin e shtepise.

Psikologu Belinato, kishte dëshmuar më parë në polici pas zhdukjes së nene e bije, por ishte liruar përsëri.

Por pas gjetjes së kufomës së gruas dhe fëmijës së saj, policia tha se i dyshuari nuk mund të gjendet.

Fqinjët thonë se Belinato nuk lejonte adoleshenten të dilte nga shtëpia dhe ishte shumë kontrollues.

Kreu i policisë Claudio Anunciato Filho tha se besonte se Belinato mund të ketë pasur marrëdhënie seksuale edhe më bijën adoleshente të së ndjerës.

16-vjeçarja u tregoi autoriteteve se trupi i motrës së saj ishte varrosur pranë një pishine të improvizuar në kopsht, ku dhe u gjet.

Fillimisht autoritetet shkuan në shtëpi për të hetuar në se adoleshentja ishte në rrezik.

Kapiteni Filho tha: “Vajza tha se nëna e saj dhe motra e vogël ishin në shtëpi me të dashurin e ri, por deklaratat e saj ishin kontradiktore dhe ne shkuam të hetonim”.

Policia zbuloi se Belinato kishte marrë akses në llogarinë bankare të viktimës, në të cilen së fundmi ishte bërë një pagesë për largim nga puna.

Policia beson se vdekjet ndodhën në fund të nëntorit dhe kanë mbetur të varrosura në shtëpi prej atëherë.

Hetimet për krimin e tmerrshëm vazhdojnë.

FOTO GALERI
1/6
Dy viktimat Cristiane dhe e Karoline, me vrasesin e dyshuar Fabrício Buim Arena Belinato

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA