Ministrja Kushi në analizën vjetore 2020 të DPAP: Vëmendja jonë është sigurimi i arsimit cilësor dhe gjithëpërfshirës

08/02/2021 20:00

Ditën e sotme është zhvilluar analiza vjetore e punës për vitin 2020 e Drejtorisë së Përgjithshme të Arsimit Parauniversitar (DPAP), ku morën pjesë në një takim “online” Ministrja Evis Kushi, drejtues të DPAP, drejtorive rajonale dhe zyrave arsimore vendore.

Nëpërmjet rrjeteve të saj sociale, Ministrja Kushi shprehet se “Në analizën vjetore të punës për vitin 2020 të Drejtorisë së Përgjithshme të Arsimit Parauniversitar vlerësova mes të tjerave: menaxhimin e situatës së pandemisë COVID-19; mirëmenaxhimin e Maturës Shtetërore; shpërndarjen e teksteve falas në arsimin parauniversitar; përmirësimin e shërbimit psiko-social në shkolla dhe konsolidimin e portalit “Mësues për Shqipërinë”.

Kushi mbyll postimin e saj duke cilësuar se “Vëmendja jonë është dhe do të jetë sigurimi i arsimit cilësor dhe gjithëpërfshirës”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA