Kapitoli, sprova e radhës/ Paketa e ndihmave dhe gjyqi ndaj Trump

08/02/2021 20:19

Këtë javë, Uashingtoni do të përballet me dy çështje të rëndësishme – paketën e ndihmës ekonomike prej 1.9 trilion dollarësh që ka propozuar Presidenti Joe Biden dhe gjyqin e Senatit ndaj paraardhësit të tij, Donald Trump mbi akuzat për nxitje të rebelimit.

Kapitoli i Shteteve të Bashkuara, skena e zhvillimeve dramatike në javët e fundit, do të jetë përsëri në qendër të vëmendjes ndërsa ligjvënësit debatojnë për paketën e stimujve ekonomikë mes pandemisë së koronavirusit dhe paraqesin argumentet në gjyqin ndaj ish-Presidentit Trump.

Komisionet e Kongresit do të fillojnë punën për hartimin e legjislacionit mbi planin e stimujve ekonomikë të Presidentit Joe Biden, që do të siguronte ndihmë për familjet, punonjësit, bizneset dhe autoritetet lokale. Por shumë republikanë argumentojnë se plani është shumë i kushtueshëm dhe jo i detajuar që të përfshijë vetëm problemet e shkaktuara nga pandemia.

Demokratët thonë se paketa duhet të kalojë shpejt, duke pasur parasysh krizën ekonomike të vendit. nderkohe, gjyqi për ish-Presidentin Trump do të zhvillohet në Senat mbi një akuzë të ngritur nga Dhoma e Përfaqësuesve: se fjalët dhe veprimet e tij nxitën rebelimin në Kapitol më 6 Janar, një pretendim që zoti Trump e ka mohuar. Me Senatin e ndarë në mënyrë të barabartë midis 50 republikanëve dhe 50 demokratëve, 17 republikanë do të duhej të votonin me demokratët për ta shpallur fajtor ish-presidentin, diçka që duket e vështirë për t’u realizuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA