Gazetarja Anila Hoxha ka ngritur shqetësimin në lidhje me situatën e menaxhimit të pandemisë në vendin tonë duke ngritur disa pyetje nëse kanë spitalet një protokoll.
Drejtori i spitalit “Shefqet Ndroqi”, Perlat Kapisyzi është shprehur se ka një protokoll ndërsa sa i përket mesazheve se nuk i jepnin bukë dhe nuk ndërronin një prej të infektuarve, Kapisyzi thotë se nëse ka persona të palarë, duhet vendosur kundragazin.
Anila Hoxha: Veç faktit dhe neglizhencës për shkeljen e betimit të infermiereve ka dhe probleme të tjera. Çfarë nuk shkon? A kanë një protokoll spitalet? Secili nga ne do të dërgonte ushqime, kjo është e vërteta. Kur infermieret thonë po ta lë porosi Anën, po të lë porosi dhe 10-shen, është infermieri shefi i pacientit apo mjeku? Nuk mund të themi që sanitarja të kontrollojë gjithçka tek këta pacientë. Prokuroria thotë “kane krijuar nje skeme te mirefillte me qellimin e vetem kriminal qe te perfitojne sa me shume ne kurriz te pacienteve te semure me semundjen Covid 19 dhe familjareve te tyre.”
Skënder Brataj: Nuk mund të bëjmë fenomen bluzat e bardha se janë vjedhur dy telefona. Këto janë kokrra të sistemit.
Perlat Kapisyzi: Shefqet Ndroqi ka rreth 250 infermiere dhe rreth 65 sanitare.
Skënder Brataj: Tirja nuk doli tani.
Perlat Kapisyzi: Nuk mund të hysh në një dhomë tek pacientë që janë të pandërruar dhe të palarë se aty duhet të vendosësh kundragazin. Spitali “Shefqet Ndroqi” është i pari i akredituar sepse funksionon me rregullore për gjithçka, deri në larjen dhe pastrimin e pacientit. Në këtë nuk ka funksionuar karakteri sepse nuk mund të thuash që për tre apo 10 se nuk ka funksionuar sistemi tek shërbimi spitalor kudo që të jetë.
Top Channel