Drejtori i spitalit “Shefqet Ndroqi”, Perlat Kapisyzi është shprehur se nuk ka shqetësim se ka mjekë të përfshirë në skemën e korrupsionit tek Covid 2, ku u zbulua rasti i Tire Alldërvishit.
Në emisionin “Open”, u shpreh se do të zhgënjehej shumë nëse do të dilte rasti i ndonjë mjeku pasi i sheh se qëndrojnë jashtë orari për të shërbyer ndaj pacientëve të infektuar.
Vasili: Keni shqetësim që ndonjë mjek është i përfshirë?
Kapisyzi: Nuk kam. Mjekëve nuk u ka thënë askush që rrini deri në këtë orë, por që i shoh që rrinë pas rojes.
Brataj: Personat që janë me personalitet përfitimi nuk është cudi që të jenë mjekë apo infermierë apo pastrues. Si do ta kontrolloj unë një pastrues kur i kam nga Konispoli në Vermosh?
Top Channel