“Jashtë loje” është emisioni më i ri sportiv, i cili do të startojë këtë te hënë në ekranin e Top News.
I mësuar të shohë duke raportuar nga terreni, publiku do e shohë këtë herë Sidorela Gjonin nën petkun e moderatores me projektin e saj të ri për të cilin premton surpriza.
Moderatorja zbuloi te ftuarin e pare special të emisionit ku nuk nguroi te pranojë se çdo të hënë e të enjte emra të rëndësishëm do të jenë pjesë e programit ku do të flasin për jetën e tyre ashtu siç kërkon formati “Jashtë loje”.
Duke nisur nga sot, çdo të hënë dhe te enjte në orën 20:00 në Top News, kanali numër 2 në Digitalb, “Jashtë Loje” do të argëtojë shikuesit por mbi te gjitha do të bëjë që të mësohen më tepër detaje rreth të gjithë personave publik shqiptar.
Top Channel