I shpallur në kërkim për dy grabitje në Tiranë, arrestohet Kristi Çinari. Ishte pajisur me kartë ID kosovare

08/02/2021 22:06

Kristi Cinari, person i cili dyshohet për grabitje me armë të ndodhur në Tiranë është arrestuar në Kosovë.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se Cinari ishte pajisur me kartë identitetit kosovare, me emrin Besim Krasniqi, i lindur në Prishtinë.

Çinari dyshohet të jetë autori i grabitjes në institucionin financiar “Kredo.al”, filiali tek zona e “Brrylit” në Tiranë.

Ngjarje kjo e shënuar mbrëmjes e së shtunës, ku dyshohet se i riu hyri në institucionin financiar dhe i maskuar kërcënoi punonjësin dhe vodhi një shumë parash.

Gjithashtu Kristi Çinari dyshohet të jetë autor edhe i grabitjes ndodhur mbrëmjen e djeshme në një farmaci pranë shkollës “Sami Frashëri” në Tiranë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA