Debat me tone të larta në “Open”/ Mërtiri: Nuk ndodh në botë që pastruesja e spitalit të marrë 8 milionë lekë!

08/02/2021 22:13

Një debat i ashpër ka nisur në studion e “Open” në Top Channel mes analistit Ergys Mërtirit dhe drejtorit të spitalit “Shefqet Ndroqi” Perlat Kapisyzit e drejtorit të Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj në lidhje me skemën e korrupsionit në spitalin Covid 2.

Mërtiri reagoi me tone të ashpra në lidhje me rastin e Tire Alldërvishit duke thënë se në asnjë vend të botës nuk janë hedhur persona nga spitalet dhe nuk ndodh që pastruesja e spitalit të zhvasë 8 milionë lekë.

Mërtiri: Nuk ndodh kjo në të gjithë botën. Nuk ndodh që një pastruese spitali të marrë 8 milionë lekë. Nuk ndodhin as në filma. Është sistemi një mollë e kalbur. Tirja do të shkonte fishek në burg pa denoncime në emisione investigative. Kemi rastin e maternitetit që funksionon.

Brataj: Nuk mund të nxish një gjë.

Mërtiri: Unë pres nga një zyrtar që të jetë i përgjegjshëm.

Kapisyzi: Jam shumë i përgjegjshëm. E dënoj aktin.

Mërtiri: E kanë lënë pacientin pa bukë, e kanë lënë në pikë të hallit.

Brataj: Ju thatë që mjekët marrin lekë. Kush janë ata more drejtësi, fol me emra, jo në ajër. Nuk është se po iki unë dhe doktor Perlati dhe sistemi do të zgjidhet. Prit hetimin, mos u shpreh.

Mërtiri: Nuk mund ta bëjnë popullin budalla.

Kapisyzi: Nuk mund ta bëjmë popullin sepse populli ka dërguar letra. Nuk të lëmë të shpifësh.

Mërtiri: Cila është shpifja ime?

Kapisyzi: E the me plot gojë që i keni lënë pa bukë. Ku e vërtetove ti?

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA