Ambasadorja shqiptare Hajdaraga takim me Presidenten Sakellaropoulou: Të shtyjmë më para marrëdhëniet

08/02/2021 18:55

Ambasadorja Shqiptare në Athinë, Luela Hajdaraga ka paraqitur letrat kredenciale tek presidentja e vendit Katerina Sakelaropoulou.

Gjatë ceremonisë së zhvilluar në pallatin presidencial zonja Sakeralopoulou pranoi letrat kredenciale të ambasadores Hajdaraga, e cila është njëkohësisht edhe ambasadorja në moshën më të re që shërben në Greqi.

Presidentja Sakelaropoulou theksoi se Greqia dhe Shqipëria janë vende mike dhe fqinjë të mirë, të cilët i janë gjendur pranë njëri tjetrit ndër vite.

Prania e mijëra emigrantëve Shqiptarë në Greqi dhe minoriteti etnik grek në vendin tonë janë urat lidhëse të dy popujve tanë.

Ajo theksoi rolin e Greqisë në rrugën evropiane të Shqipërisë, ndërsa shprehu bindjen se mes dy vendeve ka nisur një epokë e re në marrëdhëniet dypalëshe.

Ceremonia u përshëndet edhe prej përfaqësuesve të Kryeministrisë dhe Ministrisë së Jashtme Greke dhe në vazhdim ambasadorja Hajdaraga dhe Presidentia Greke, patën një bisedë të ngrohtë dhe miqësore.

FOTO GALERI
2/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA