Stërvitje Shqipëri-Kosovë/ Ekipet e mundjes grumbullohen pa leje nga shëndetësia

07/02/2021 20:10

Mundja është një nga sportet e cila ende nuk e ka marrë miratimin e Ministrisë së Shëndetësisë për t’u rikthyer në palestër.

Megjithatë në Parkun Olimpik në palestrën e mundjes ka filluar gurmbullimi i kombëtares edhe pse pa leje, por i një stërvitje e domosdoshme për trajnerin edhe presidentin e Federatës Shqiptare të Mundjes Sahit Prizreni.

Sahit Prizreni: Na duhet leja por ne po bëjmë detyrën tonë si sportist që mund të quhet ndryshe edhe si detyrë patriotike.

Ky grumbullim nuk është vetëm për kuqezinjtë por edhe për p[rfaq[suesen e Kosovës së mundjes sic tregon Prizreni.

Egzon Shala është sportisti u vetëm shqiptar që ka siguruar deri më tani kualifikimin për në Olimpiadën e Tokios. Dikur ai garonte nën ngjyrat kuqezi, sot për ngjyrat e përfaqësueses së Kosovës.

Egzon Shala: Që nga viti 2011 kam përfaqësuear shqipërinë por tani duhet të përfaqësoj kosovën, në fakt në olimpiadë unë do të jem për të dyja vendet se I përfaqësoj të gjithë shqiptarët.

Ndërkohë i jati i tij Sulejman Shala, prej 40 vitesh trajner mundjeje edhe në Shqipëri, është i jati dhe trajneri i Egzonit. Për të kjo stërvitje vllazërore është thjesht një stërvitje e kombëtares shqiptare.

Sulejman Shala: Për mua këto kanë ndryshuar vetëm librezat e shteteve pasi ne jemi një.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA