Ushtria për vaksinimin në SHBA/ Biden premton se do të ndihmojë amerikanët, shpejt kalon paketa e re ekonomike në Kongres

06/02/2021 01:24

Administrata e Biden ka thënë se do të evokojë aktin e mbrojtjes së prodhimit për të ndihmuar kompaninë Pfizer që të rrisë prodhimin dhe se çdo opsion është në tryezë për të prodhuar më shumë vaksina të Johnson & Johnson nëse ajo do të autorizohet.

Po ashtu, ajo do të shfrytëzojë edhe fuqitë në kohë lufte për të shtuar testimet në shtëpi të koronavirusit dhe për të prodhuar më shumë mjete mbrojtëse kirurgjikale në SHBA. Shtëpia e Bardhë tha edhe se do të dislokojë 1100 trupa që të ndihmojnë amerikanët për tu vaksinuar në qendrat e posaçme, pas një kërkese për ndihmë nga Agjencia Federale e Menaxhimit të Emergjencave.

Presidenti Joe Biden ka kërkuar ngritjen e 100 qendrave masive të vaksinimit në vend, brenda një muaji. Aktualisht, 6.9 milionë amerikanë kanë marrë regjimin e plotë me dy doza vaksine nga Pfizer dhe Biontech dhe Moderna. Kjo përkthehet në rreth 2 për qind të popullatës amerikane. Ndërkohë, presidenti Biden tha të premten se ai duhet të veprojë shpejt për të kaluar paketën e re të ndihmës ekonomike në Kongres, edhe pa mbështetjen e Republikanëve, sepse shumë amerikanë janë në dëshpërim.

‘Unë shoh dhimbje të madhe në këtë vend, shumë njerëz të papunë, shumë njerëz të uritur. Unë besoj se populli amerikan i ka sytë tani tek qeveria e tij për ndihmë ndaj unë do të veproj dhe do të veproj shpejtë’- tha Biden.

Biden tha se ai donte mbështetje bipartizane për paketën 1.9 trilionë dollarëshe që do të ndihmonte edhe në shpërndarjen e vaksinës dhe të ofronte ndihmë ekonomike për amerikanët, përfshirë çeqet stimuluese prej 1400 dollarësh. Por, lideri demokrat tha se prioritet kryesor i tij është shpëtimi i një vendi ku shumëkush është në pikën nga ku nuk ka kthim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA