Pakistani sulmon 22 lokacione në Afganistan, 274 anëtarë talebanë të vrarë, Kabuli bën thirrje për dialog
Forcat ajrore amerikane do të kryejnë një rishikim global të sigurisë së tyre pasi një person i panjohur arriti të hynte në bazën që strehon avionin presidencial, Air Force One.
Burri i paarmatosur jo vetëm hyri në bazën e ndodhur në Maryland, por u ngjit dhe në një avion C-40, pjesë e flotës së përdorur nga krerët e qeverisë.
“Të gjithë po e marrin shumë seriozisht këtë incident”, deklaroi zëdhënësi i departamentit të mbrojtjes John Kirby. Nuk ka asnjë të dhënë që të tregojë se personi në fjalë është i lidhur me ndonjë grup ekstremist. Sipas një deklarate të forcave ajrore, ai është arrestuar nga rojet e sigurisë së bazës në fjalë. Nga episodi nuk ka pasur asnjë të lënduar.
Baza “Joind Andrews Base” ndodhet rreth 24 km nga Shtëpia e Bardhë në Washington DC dhe përdoret shpesh nga presidenti, zëvendës presidenti dhe udhëheqës të tjerë të lartë të SHBA-së. Hetimin mbi ngjarjen e pazakontë do ta marrë në dorë vetë Inspektori i përgjithshëm i Forcave Ajrore, ndërsa do të ketë një rishikim të procedurave të sigurisë në bazat e forcave ajrore amerikanë në mbarë botën.
Ngjarja vjen gati një muaj pas trazirave të 6 janarit, kur një turmë mbështetësish të Donald Trump mësynë ndërtesën e Kongresit, duke detyruar edhe aty ashpërsimin e protokolleve te sigurisë.
Top Channel