Partizani përfitoi nga disfata e Vllaznisë ndaj Laçit dhe arriti të mposhtë Bylisin me rezultatin 2-1 duke e shkurtuar në 6 pikë diferencën me skuadrën shkodrane dhe duke marrë vendin e dytë në klasifikim.
Në Stadiumin “Adush Muca” të Ballshit, Partizani nuk e pati aspak të lehtë këtë ndeshje, megjithatë arriti të marrë 3 pikët e tij.
Pjesa e parë e sfidës u mbyll me barazimin 0-0 me Bylisin që humbi shansin e artë për të marrë avantazhin pasi Kojic humbi një 11 metërsh të fituar në minutën e 43-të.
Pas pushimit të ndeshjes, Partizani mori avantazhin me Cinarin që ndryshe nga Kojic u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Gjërat u vështirësuan për Bylisin që pa t’i ndëshkohej me karton të kuq Ymerslilaj, ndërsa Partizani gjeti edhe golin e dytë me Caran. 4 minuta nga fundi i sfidës, Carkanji vetëm sa shkurtoi diferencën e golave në 2-1 për Bylisin që mbetet në vendin e parafundit me 12 pikë po aq sa edhe Skënderbeu.
Skuadra korçare u mund nga Tirana 2-0 me trajnerin Migen Memelli që bëri një debutim të hidhur në pankinën e Skënderbeut. Bardhebluve të Orges Shehit iu mjaftoi pjesa e parë për të çuar ndeshjen në drejtimin e dëshiruar. Në minutën e 11-të, kampionët e Shqipërisë morën avantazhin me Taulant Seferin që shënoi golin e dytë radhazi personal pas atij ndaj Apolonisë. Nuk kaploi shumë kohë dhe pas ekzekutimit të një goditje këndi, Hoxhallari shënoi edhe golin e dytë për Tiranën që më pas e administroi me lehtësi këtë fitore që e ngjit atë në kuotën e 26 pikëve.
Top Channel