Mori peng pilotin e helikopterit/ Arrestohet miku tjetër shqiptar i Alket Rizait

06/02/2021 14:39

Një tjetër mik i Alket Rizait ka përfunduar në prangat e policisë greke, dhe këtë radhë bëhet fjalë 44-vjeçarin shqiptar që konsiderohet “truri” i arratisjes spektakolare të Alket Rizait dhe Vasilis Paleokostas me helikopter nga burgu i Koridhalos, që bëri bujë në mbarë botën.

Shqiptari, që mori peng në 2009-ën pilotin, është prangosur në ishullin e Kretës, por për një arsye krejt tjetër. Ai është ndaluar si pjesëtar i një grupi kriminal që sillte drogë me kamion nga Holanda në Greqi. Në vazhdën e këtij operacioni, forcat greke të rendit arritën të sekuestronin 25 kg marijuanë dhe 3.6 kg kokaine, të cilat u zbuluan në një kamion që vinte nga Holanda e që me sa duket, e kishte bërë shpesh rrugën drejt Greqisë duke hyrë përmes portit të Igumenicës dhe Patrës.

Operacioni policor u zhvillua njëkohësisht ne Kretë e Athinë ku u arrestuan dy shqiptarë 42 dhe 44 vjeç dhe 5 grekë mes të cilëve një femër, të gjithë të moshës nga 46-71 vjeç. 7000 euro u sekuestruan në momentin e kapjes së drogës, dhe 24 mijë të tjera ishin në banesat e të ndaluarve, ku u zbuluan edhe sasi të ndryshme marijuanë dhe heroine.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA