NIS, rafineria e vetme e naftës në serbi/ Vuçiç konfirmon bisedimet për t’ia shitur një kompanie hungareze
Pas më shumë se një viti, partitë libiane ranë dakord të premten për një qeveri kalimtare që do të drejtojë vendin deri në zhvillimin e zgjedhjeve të përgjithshme në fund të këtij viti.
“Është absolutisht e domosdoshme të bashkohet Libia dhe të shkohet drejt rrugës së paqes”, tha Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres në një konferencë për shtyp në Nju Jork. “Zgjedhjet natyrisht janë një element kryesor i këtij rrugëtimi drejt paqes”.
Në fund të një takimi njëjavor të Forumit të Dialogut Politik Libian në Kombet e Bashkuara në Gjenevë, një autoritet i ri ekzekutiv u zgjodh pas dy raundesh votimi. “Shpresa jonë ishte se ju do të ishit në gjendje të krijonit një zgjidhje të vërtetë libiane”, tha Stephanie Williams, e dërguara në detyrë e Kombeve të Bashkuara në Libi, e cila ka shërbyer si ndërmjetuese mes palëve.
Ajo përgëzoi palët për kapërcimin e shumë dallimeve dhe ndasive, dhe vënien e interesave të Libisë dhe popullit të saj në plan të parë. Zonja Williams tha se fituesit morën 39 nga 73 votat e hedhura. Ekzekutivi i ri do të përbëhet nga një këshill presidencial dhe një kryeministër.
Kryeministri i propozuar, Abdul Hamid Mohammed Dbeibah, tani ka 21 ditë për të formuar kabinetin e tij dhe për të paraqitur programin e punës në Dhomën e Përfaqësuesve të vendit për miratim.
Top Channel