Pakistani sulmon 22 lokacione në Afganistan, 274 anëtarë talebanë të vrarë, Kabuli bën thirrje për dialog
Shtatë milionë italianë mund të vaksinohen plotësisht për koronavirusin deri në fund të marsit, nëse furnizimi me vaksina vijon normalisht.
Komisioneri i posaçëm i qeverisë, Domenico Arcuri, tha se 249.600 dozat e para të vaksinës së AstraZeneca-s vijnë të shtunën dhe do të fillojë administrimi i tyre nga java e ardhshme tek njerëzit deri në 55 vjeç.
Dozat e Pfizer dhe Modernës do të administrohen në mënyrë paralele tek ata mbi 80 vjeç dhe tek të ekspozuarit ndaj rrezikut, si punonjësit e shëndetësisë. Ndërkohë, numri i italianëve të vaksinuar tërësisht arriti 1 milionë të premten. “Ne kemi 1 milionë njerëz që kanë marrë dozën e parë dhe të dytë të vaksinës duke u renditur edhe para Gjermanisë, me 756 mijë.
I pyetur për problemet në furnizimin e vaksinave, komisioneri tha se ai priste që BE dhe prodhuesit e vaksinave të binin dakord për propozimin për të transferuar një pjesë të prodhimit në fabrika lokale për të shtuar kapacitetin. Ne besojmë se Italia ka burimet e nevojshme për të kontribuar për një rritje prodhimi – shtoi ai.
Arcuri shtoi se numri mesatar ditor i dozave të administruara ka shkuar në 83 mijë në ditë pasi u përgjysmua në dy javët e shkuara të janarit. Për sa i takon vaksinës së Astrazeneca-s, që rekomandohet për përdorim tek njerëzit deri në 55 vjeç, ai tha se beson se testimet e mëtejshme do të mundësojnë edhe përdorimin e saj në një pjesë më të gjerë të popullatës.
Top Channel