Disa qindra anëtarë të partisë komuniste greke,kanë protestuar sot në Athinë kundër masave anti Covid të marra prej qeverisë.
Protestuesit kanë kërkuar lehtësimin e masave,dhe fikjen e gjobave që vendosen ndaj qytetarëve për shkelje të ligjeve anti covid.
Protestuesit thonë se gjobat prej 300 euro për personat të nuk mbajnë maskë janë tepër të renda dhe ato nuk mund të paguhen prej punonjësve të thjeshtë,të cilët në këtë moment paguhen me asistencë shtetërore prej 534 euro në muaj.
Komunistët grekë akuzojnë qeverinë se nëpërmjet gjobave kërkojnë të trembin punonjësit të kërkojnë të drejtat e tyre.
Ata i bënë thirrje qeverisë t’i lehtësoje masat dhe të lejojë tubimet dhe protestat në vend.
Më herët qeveria greke njoftoi shtrëngim të masave kufizuese,e trembur prej një vale të tretë infektimesh në vend.
Top Channel