Biden “i jep krahë” grekëve/ Presidenti i SHBA-së, qëndrim të ashpër ndaj Turqisë

06/02/2021 14:38

Nëse Ankaraja shpresonte në një linjë të zbutur qëndrimi të Shteteve të Bashkuara nën administratën Biden, sinjalet e shefit të Shtëpisë së Bardhë nuk çojnë aspak në atë drejtim.

Biden nuk e ka ndryshuar qëndrimin e administratës së paraardhësit të tij, Donald Trump për këtë çështje dhe do të vazhdojë të mbajë një qëndrim të ashpër ndaj Turqisë për shkak të blerjes së sistemit raketor rus.

Pozicioni ynë nuk ka ndryshuar. Ne i bëjmë thirrje Turqisë të mos e mbajë sistemin S-400“, tha zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby. Turqia e bleu sistemin S-400 nga Rusia në vitin 2019. Ky bashkëpunim u bë pasi Ankaraja nuk arriti të pajtohet me kushtet e Shteteve të Bashkuara për blerjen e sistemit mbrojtës amerikan, të cilin e kanë zgjedhur shumica e vendeve anëtare të NATO-s.

Blerja e sistemit rus i tensionoi së tepërmi raportet midis Uashingtonit dhe Ankarasë. SHBA-ja tha se një bashkëpunim i tillë ushtarak me Moskën nga ana e Turqisë ishte i papranueshëm për NATO-n. Shtetet e Bashkuara paralajmëruan gjithashtu se kjo do të rrezikonte sigurinë e teknologjisë ushtarake dhe personelit amerikan si dhe atë të Turqisë. Por, Turqia nuk u tërhoq nga vendimi i saj. Si kundërpërgjigje Shtetet e Bashkuara pezulluan pjesëmarrjen e Ankarasë në programin e blerjes së aeroplanëve F-35, edhe pse ndërkohë vazhduan të negociojnë. Që nga marrja e detyrës në 20 janar, Biden nuk ka folur ende me Erdoganin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA