Mesfushori i skuadrës gjermane RB Leipzig Dani Olmo ka pranuar se ëndërron që gjatë karrierës së tij të rikthehet në Spanjë, duke alarmuar dy gjigantët e La Ligas, Real Madridin dhe Barcelonën
22-vjeçari konsiderohet ndër talentët më premtues në Evropë, duke bërë paraqitje të mira në Bundesliga, që nga transferimi prej Dinamo Zagrebit drejt RB Leipzig, në janar 2020, përcjell KosovaPress.
Kur u pyet rreth së ardhmes së tij, Olmo tha se ka ëndërr që të rikthehet në vendlindjen e tij.
“Do të gënjeja nëse them që nuk e kam qëllim të luaj në La Liga, është ëndrra ime të rikthehem në vendlindje”, tha Olmo për “Sport Bild”.
Po ashtu ai u pyet edhe rreth interesimit të gjigantëve spanjoll, ku përgjigja e Olmos ishte shumë e shpejtë.
“Nuk mendoj për këtë, pasi që jam i fokusuar te skuadra ime RB Leipzig”, u përgjigj spanjolli.
Për talentin e Leipzig interesim deri më tani kanë shprehur Real Madrid, Atletico Madrid dhe Barcelona.
Top Channel