Seanca përgatitore për rastin e vrasjes së liderit të Iniciativës qytetare “Liria, Demokracia, Drejtësia”, Oliver Ivanoviç u mbajt përpara Gjykatës Themelore në Prishtinë.
Por të pandehurit Nedeljko Spasojevic, Marko Roshic, Rade Basara, Silvana Arsovic, Dragisa Markovic dhe Zharko Jovanovic, u deklaruan përsëri të pafajshëm.
Tre të akuzuarit e tjerë, janë në arrati. Seanca u zhvillua në bazë të aktakuzës së tretë, e cila u ngrit në nëntor të vitit 2020, sepse Gjykata e Apelit në Prishtinë e ktheu në Prokurorinë Speciale për ndryshim, për shkak se avokatët mbrojtës e apeluan vendimin dhe kërkuan rrëzimin e aktpdisë.
Të akuzuarit thuhet se që nga viti 2014 e deri në vitin 2018, ishin pjesë e një grupi kriminal ndërsa pretendohet kanë qenë në përpjekje të vazhdueshme për ta vënë Mitrovicën e Veriut nën kontrollin e tyre. është artikuluar se ata me vetëdije dhe qëllimisht e kanë ndihmuar në vrasjen e Oliveri Ivanovicit.
Konkretisht, aktakuza pretendon se Nedeljko Spasojeviç ka siguruar automjetin që përdorën autorët e krimit për të shtënë mbi politikanin veteran. Zarko Jovanoviç akuzohet për fshehjen e provave në vendin ku është kryer vrasja, ndërkaq Markoviç për shpërdorim të detyrës duke i “dhënë informacione një zyrtari policor nga Serbia”. Seanca ishte shtyrë dy herë deri më tani, më 4 dhe 11 dhjetor të vitit 2020 Oliver Ivanoviç është vrarë më 16 janar 2018, me gjashtë të shtëna në shpinë, përpara zyrave të partisë së tij në Mitrovicën e Veriut.
Top Channel