Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për personin e shpallur në kërkim Tush (Nue) Frokaj.

Personi i lindur më 25.06.1975 nё fshatin Kosh- Istog është akuzuar për vjedhje të rëndë. Policia ka publikuar edhe foton e tij për të mundësuar sa më shpejt kapjen.

Njoftimi i plotë:

Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më Urdhëresë të Gjykatës Themelore nё Pejё dega në Klinë, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Personi i kërkuar është: TUSH (Nue) FROKAJ i lindur me 25.06.1975 nё fshatin Kosh- Istog. I akuzuari është i kërkuar për veprёn penale: “VJEDHJE E RËNDË” Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor. Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, çdo të Premte do të publikojë nga një ose më shumë persona në kërkim, për të cilët kërkohet ndihma e qytetarëve me qellim, sjelljen e tyre para drejtësisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA