Dhoma e Përfaqësuesve votoi e ndarë për ta përjashtuar anëtaren republikane Marjorie Taylor Greene nga dy komisione, një dënim i pashembullt ky të cilin demokratët thanë se ajo e meritonte pasi kishte përhapur teori konspiracioni që nxisnin urrejtje dhe dhunë.
Pothuajse të gjithë republikanët votuan kundër lëvizjes së demokratëve, por askush nuk i doli në mbrojtje postimeve të saj të ashpra në mediat sociale për vite me radhë. Vota e ngushtë pothuajse plotësisht në linja partiake, 230-199, ishte shembulli i fundit i shndërrimit të teorive të konspiracionit në shesh beteje politike, një dukuri gjithnjë e më e përhapur gjatë presidencës së Donald Trumpit, thotë VOA.
11 republikanë votuan me demokratët për ta përjashtuar nga komisionet Marjorie Greene. Beteja politike nxori gjithashtu në pah indinjatën dhe ndërlikimet politike që ajo ka shkaktuar që kur u bë kandidate për në Kongres vitin e kaluar. Në vend që të mbronin komentet e Greene, republikanët kritikuan me forcë precedentin që do të vendoste veprimi i demokratëve duke ndërhyrë në punët e një partie kundërshtare.
Top Channel