Megjithëse thotë se nuk ka koronavirus, Korea e Veriut porosit 2mln doza vaksinash

05/02/2021 16:08

Shteti i izoluar komunist raportohet se ka bërë porosinë e tij për 2 milionë doza vaksinash koronavirusi megjithse pretendon se është një nga vetëm dy vende të votës ku nuk është raportuar asnjë rast me koronavirusin e ri.

Programi ndërkombëtar i shpërndarjes së vaksinave COVAX thotë se ka caktuar 1,992,000 doza për Korenë e Veriut për gjysmën e parë të vitit 2021.

Vaksinat Oxford/AstraZeneca për Korenë e Veriut do të vijnë nga 240 milionë doza të liçencuara nga Serum Institute në Indi, që është një nga prodhuesit më të mëdhenj në botë të vaksinave.

Vitin e kaluar diktatori koreano-verior Kim Jong-un ngrinte lart “suksesin e shkëlqyeshëm” të vendit të tij” në lidhje me pandeminë, duke thënë se “kishte parandaluar avancimin e virusit dashakeq duke ruajtur një situatë të pastër”.

Korea e Veriut kishte mbyllur me shpejtësi kufijtë e saj dhe kishte izoluar disa mijëra vetë pas shfaqjes së pandemisë, por ekspertët besojnë se “ka pak gjasa” që vendi të mos ketë asnjë rast me Covid 19.

Programi COVAX siguron vaksina për vendet më të varfra.

Korea e Veriut është nga dy vendet e vetme që nuk kanë raportuar asnjë rast me koronavirus. Tjetri është Turkmenistani.

FOTO GALERI
1/4
Programi ndërkombëtar i shpërndarjes së vaksinave COVAX thotë se ka caktuar 1,992,000 doza për Korenë e Veriut

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA