Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 314 raste të tjera të COVID-19, duke e çuar në 94.196 numrin e përgjithshëm të vdekjeve në vend.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, vendi po ashtu ka regjistruar tetë viktima të tjera nga virusi, me çka numri i përgjithshëm i viktimave ka shkuar në 2.908.

Po ashtu janë regjistruar 210 pacientë të tjerë të shëruar nga koronavirusi, ndërsa që nga shpërthimi i pandemisë gjithsej janë shëruar 83.634 pacientë.

Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore kanë kryer 466.118 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 2.161 teste të kryera brenda ditës së fundit.

Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në vend është 7.654.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA