Një rus me shtetësi gjermane është arrestuar në Prishtinë. Sipas policisë në Kosovë, ky person kishte refuzuar të paguante hotelin ku ishte akomoduar që disa ditë dhe nuk e kishte kryer pagesën.

Policia me vendim të prokurorit e ka dërguar të dyshuarin në qeli.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull Rus me shtetësi Gjermane  për shkak se ankuesja femër kosovare ka raportuar se i dyshuari  kishte refuzuar të dal nga hoteli i cili kishte qenë i akomoduar dhe nuk e kishte bërë pagesën. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e policisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA