Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka pranuar se ka pasur gabime në strategjinë e BE-së për të siguruar doza të mjaftueshme vaksinash për qytetarët e tij.
Strategjia e vaksinave e KE-së ka tërhequr kritika gjatë javëve të fundit, me disa që pretendojnë se shumë pak doza janë në dispozicion dhe me një normë që është shumë e ngadaltë.
“Çfarëdo që bëhet ose vendoset në Komision, unë kam përgjegjësinë e plotë për këtë”, tha ajo për gazetën “Sueddeutsche Zeitung” gjatë një interviste dje në mbrëmje.
Ajo pranoi, gjithashtu, se ka nënvlerësuar edhe rrezikun e vonesave në shpërndarje.
Megjithatë, sot, zëdhënësi i saj, Eric Mamer ia atribuoi këtë mbikëqyrje mungesës së kompetencës dhënë Komisionit në këtë fushë.
“Negociimi i kontratave në emër të vendeve anëtare ka qenë me të vërtetë në kufijtë e kompetencave. Ne nuk i kishim mjetet”, tha ai,
Mamer shtoi se BE po ndërfut masa për të reaguar ndaj situatave urgjente sa më shpejt në të ardhmen.
Top Channel