Zbulimi në Egjipt/ Mumje 2 mijë vjeçare me gjuhë të arta

04/02/2021 02:12

Gjethe ari në formën e gjuhës, të vendosura në gojën e mumjeve të erës greko-romake, rreth 2 mijë vite më parë. Ky është zbulimi që është bërë në kuadër të gërmimeve të kryera në perëndim të Aleksandrisë në Egjipt, i bërë publik nga ministria e Antikitetit.

Në fakt, materiali i çmuar, ishte pjesë e një rituali special që mendohej se do t’i siguronte të vdekurve mundësinë për të folur nga bota e përtejme para gjyqit të Osirisit, zotit egjiptian të vdekjes dhe botës së nëndheshme.

Një mision arkeologjik egjiptian dhe domenikan, zbuloi 16 varre të lashta të gërmuara në shkëmb, në tempullin Taposiris Magna, në perëndim të Aleksandrisë në Egjiptin verior, tha ministria e Antikiteteve duke shtuar se teknika e zbuluar ishte e shumëpërhapur në periudhën greke dhe romake.

Mumjet e gjetura në barre nuk ishin të ruajtura mirë, por mbanin hajmali të arta në formën e gjuhës. Ekipi gjeti edhe një maskë varrosjeje femre, një kurorë të artë dhe tetë maska të gdhendura në mermer. Misioni po punonte në perëndim të Aleksandrisë prej disa vitesh në kërkim të varrit të legjendares mbretëreshës Kleopatra, edhe pse ka dyshime në shumë qarqe arkeologësh se ai nuk ndodhet në atë zonë.

Dinastia Prolemak, të cilës i përkiste Kleopatra, ishte me origjinë greke dhe sundonte në Egjipt mes viteve 323 dhe 30 para krishtit. Ajo ishte e fundit dinasti faraonësh para se Egjipti të vihej nën sundimin romak dhe Kleopatra, ishte sovranja e fundit e saj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA