Pas 11 muajsh volejbolli do të rikthehet në parket pasi ka marrë edhe miratimin e Ministrisë së Shëndetësisë, një kërkesë e cila ishte e vazhdueshme nga kjo federatë ndaj autoriteteve shëndetësore duke qenë se kudo në Evropë kishin filluar prej kohësh aktivitetet vendase dhe ndërkombëtare.
“Më mirë vonë se kurrë”, tha Albens Vokopola, sekretar i përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes.
Ndryshe nga sporti i basketbollit ku disa skuadra janë shkrirë dhe kanë probleme me organikën pasi kanë përdorur shumë lojtar të huaj, ekipet e volejbollit janë gati.
“Ne nuk kemi probleme me skuadrat pasi janë gati dhe kemi një kampionat bio”, tha Albens Vokopola, sekretar i përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes.
Por kur fillon kampionati dhe aktivitetet ndërkombëtare të volejbollit në vendin tonë?
“Kampionati fillon më ditën 13 shkurt dhe do të përfundojë deri në mesin e muajit prill ku më pas do të grumbullohet edhe kombëtarja për eliminatoret e kampionatit evropian”, tha Albens Vokopola, sekretar i përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes.
Top Channel