Prova eksperimentale në Britaninë e Madhe, injektohen dy doza të ndryshme të vaksinës së koronavirusit tek një person

04/02/2021 10:50

Britania e Madhe po bën një provë eksperimentale për të injektuar doza të ndryshme të vaksinave të koronavirusit tek një person me qëllim që të kuptojnë nëse ka të njëjtin efikasitet si të injektosh dy herë të njëjtën vaksinë.

Ideja erdhi për të pasur më shumë fleksibilitet me vaksinimin dhe për të mos e ndërprerë procesin nga ndonjë vonesë shpërndarjeje e dozave të vaksinave. Shkencëtarët thonë se miksimi i dozave të prodhuara nga kompani të ndryshme mund të sjelllë mbrojtje më të madhe.

Por ministri britanik theksoi se nuk do të bëheshin ndryshime në procesin e vaksinimit, të paktën deri në fund të verës.

Aktualisht, udhëzimi zyrtar nga Komiteti i Përbashkët për Vaksinimin dhe Imunizimin (JCVI) thotë se kushdo që tashmë ka marrë një dozë të Pfizer-BioNTech ose Oxford-AstraZeneca si pjesë e programit të imunizimit të miratuar në Britania e Madhe duhet të marrë të njëjtën vaksinë për dozën e dytë.

Në rrethana shumë të rralla mund të përdoret një vaksinë e ndryshme, nëse është në dispozicion vetëm një vaksinë, ose nuk dihet se cila është dhënë për dozën e parë.

Shkencëtarët kanë arsye të mira për të besuar se mënyra e re e përzierjes që po provohet mund të jetë e dobishme, ndërsa dihet se disa programe të imunizimit Ebola përfshijnë miksimin e dozave për të për të rritur mbrojtjen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA