Stamboll -Popullsia e Turqisë tejkaloi 83.6 milionë në fund të vitit 2020, me një rritje prej 0.55 për qind me bazë vjetore, njoftoi sot autoriteti turk i statistikave, transmeton(AA).
Të dhënat e Institutit Turk të Statistikave (TurkStat) tregojnë se popullsia rezidente në Turqi vitin e kaluar u rrit me 459.365 banorë krahasuar me vitin e kaluar.
“Nga numri i përgjithshëm i popullsisë 41.915.985 janë të gjinisë mashkullore dhe 41.698.377 janë të gjinisë femërore”, theksoi Instituti.
Shikuar në përqindje, popullsia e përgjithshme e gjinisë mashkullore është 50.1 për qind ndërsa femrat përbënin 49.9 për qind, sipas TurkStat.
Të dhënat zyrtare tregojnë se norma vjetore e rritjes së popullsisë ishte 0.55 për qind në vitin 2020, nga 1.39 për qind në vitin 2019.
Top Channel