Camorra njihet si një nga klanet mafioze më të tmerrshme në Itali. Aktiviteti i tyre ndonëse në shkallë më të ulët vijon ende edhe në ditët e sotme.
Së fundmi sipas mediave të huaja mafia italiane i ka porositur drejtuesit e ambulancave në Napoli të fikin sirenat dhe dritat e tyre edhe nëse janë duke dërguar me urgjencë një pacient në spital.
Argumenti i mafias, është se këto sirena dhe fenelina trembin shpërndarësit e drogës pasi mund të ngatërrohen me policinë.
“Ne tashmë jemi urdhëruar të mos përdorim sirena në lagjet e tjera, duke përfshirë Sanita dhe Traiano, ku ambulanca ndez sirenën e saj vetëm pasi të largohet nga zona,” tha Manuel Ruggiero, një mjek i urgjencës dhe kreu lokal i një grupi që lufton dhunën ndaj mjekëve.
Në këtë mënyrë, për shkak se tremben, sipas Camorras ata janë duke siguruar më pak fitime duke ulur kështu edhe fitimet e grupeve mafioze, siç raporton Daily Mail.
Dy ditë më parë, shoferi i një autoambulance u rrah dhe kërcënua për vdekje në Napoli nga dy anëtarë të Camorra-s pasi nuk i ishte bindur urdhrit për të mos ndezur sirenat dhe dritat.
Pas këtyre ngjarjeve ata kanë kërkuar mbrojtje nga policia në mënyrë që të kryejnë punën siç duhet në kohën që Napoli po përballët si e gjithë Italia me krizën e shkaktuar nga koronavirusi.
Top Channel