Kampioni i kërcimit së gjati/ Me tre muaj stërvitje mori medaljen e artë në mitingun e Vjenës

04/02/2021 12:51

Pak ditë më parë atleti shqiptar i kërcimit së gjati Izmir Smajlaj jo vetëm që u rikthye në aktivitetet ndërkombëtare por ja doli të marrë një medalje të artë në mitingun e Vjenës, duke kërcyer 7.90.

Por pavarësisht medaljes, Smajlaj dhe trajneri i tij Gjergj Ruli nuk janë aspak të kënaqur me rezultatin.

“Ndenja 6 muaj i dëmtuar dhe vetëm me 3 muaj stërvitje por nuk jam i kënaqur nga rezultati pavarësisht medalja e artë”.

“Per te qene modest dhe i sinqerte nuk jam i kënaqur me rezultatin”

Po cilat janë aktivitetet e ardhshme?

“Gara e radhës do të jetë më 20 shkurt në Stamboll kampionati Ballkanik”.

Por ambienti ku stërvitet Smajlaj në Tiranë vetëm pistën ka të mirë.

“Per pistën nuk kam ca te them është e mrekullueshme, ambienti më pas është i bukur por presim nga bashkia të përfundojë projektin”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA