Emiratet e Bashkuara Arabe të përkushtuara për bashkëpunim me Kosovën

04/02/2021 13:49

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, ka pritur në takim ambasadoren jo-rezidente të Emirateve të Bashkuara Arabe në Kosovë, Nabila Abdelaziz Alshamsi.

Hoti e falënderoi ambasadoren Alshamsi për ndihmën e vazhdueshme që Emiratet e Bashkuara Arabe i kanë ofruar Republikës së Kosovës në të gjitha etapat e shtetndërtimit.

Në një komunikatë për media të Kryeministrisë thuhet se “Hoti shprehu përkushtimin dhe gatishmërinë e Qeverisë për thellimin e bashkëpunimit në çdo fushë me interes të ndërsjellë, në veçanti thellimin e marrëdhënieve ekonomike dhe promovimin e investimeve nga Emiratet e Bashkuara Arabe në Republikën e Kosovës”.

Hoti dhe ambasadorja Alshamsi u pajtuan se Kosova ka shumë potencial për zhvillim që duhet mbështetur e promovuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA