Dubai mbyll baret e pub-et pas talljes së VIP-ave me izolimin në Perëndim (fotot)

04/02/2021 18:50

Dubai është detyruar të mbyllë baret e pishinat e tij, formalisht prej rritjes së numrit të rasteve me koronavirus në muajin janar, por zhvillimi vjen pak pasi modelet dhe ‘influencuesit’ e rrjeteve sociale perëndimore postonin pamje të jetës së tyre “të shthurur” atje, mes izolimit total të pandemisë që ka përfshirë Evropën.

Me dhjetra yje të rrjeteve sociale dhe influencues me mijëra ndjekës në internet, kishin vërshuar në qytetin e ngrohtë pak para mbylljes së udhëtimeve në Evropë, duke ilustruar qëndrimin e tyre me fotot në pishinat e hotelet luksoze të qytetit.

Tashmë Emiratet e Bashkuara kanë mbyllur pub-et e baret e zhurmshme ndërsa kafenetë e restorantet duhet të mbyllen deri në ora 01.00 të natës.

Vendi ka njoftuar 17 ditë rresht rritje të numrit të rasteve. Në janar qeveria e Emirateve tha se situata e pandemisë ishte “nën kontroll” por fluksi i turistëve nga jashtë duket se ka shkaktuar përhapjen e re. Në postimet e tyre turistët e famshëm të internetit në Dubai shfaqnin stilin luksoz të jetesës dhe talleshin me masat e izolimit në vendet evropiane.

FOTO GALERI
1/14
Yjet britanike te Instragram kane qendruar ne Dubai per periudhen e izolimit

Top Channel