Denoncimi i PD për arrestimin e një të mituri gjatë protestës, reagon policia: Ka gjuajtur me sende të forta efektivët, është 14 vjeç
Etleva Biçaku vuante nga probleme të shëndetin mendor dhe është larguar nga shtëpia pa lënë gjurmë në 29 janar.
Sipas familjarëve, ajo është larguar rreth orës 7 të mëngjesit, të premten e 29 janarit, në Lushnjë. Etleva ishte ndarë nga një martesë 6 vite më parë dhe që atëherë ka vuajtur me depresioni, madje ka qenë e shtruar në spitalin e Elbasanit.
Elmaz Biçaku, vëllai i Etlevës tregon se gjendja e saj shëndetësore ishte përkeqësuar ditët e fundit. “Kohët e fundit nuk merrte mjekimin rregullisht, nuk hante, i iku oreksi. Ishte e mbyllur në vetvete. Ka 6-7 vite me probleme, është shtruar 2 3 herë në Elbasan. Atje përmirësohej dhe e merrnim në shtëpi, me shpresën që Etleva do e merrte veten”.
Babai thotë se Etleva ka dalë nga shtëpia vetëm me rrobat e trupit. Ka veshur rroba më të mira se ditët e tjera. Një xhup ngjyrë vishnje(ai që shihni në foto), pantallona xhins dhe atlete.
Familjarët bëjnë apel nëse dikush e ka parë t’i kontaktojë. Po ashtu ata kërkojnë që grupet e hetimit të kërkojnë në lumin Shkumbin, që ndodhet pranë shtëpisë pasi dyshojnë se ajo mund të jetë mbytur në lumë.
Top Channel