TikTok do të vazhdojë të përdoret në Itali, pasi bën marrëveshje me autoritetet, ja çfarë do të ndryshojë

03/02/2021 17:45

Pas vdekjes së një 10-vjeçareje në Itali teksa bënte një sfidë TikToku, shteti italian tha se do të merrte që përfshinin dhe bllokimin e aplikacionit.

TikTok njofton se ka rënë dakord me autoritetet italiane, që të bllokojë përdoruesit që identifikohen nën moshën 13 vjeç.

Rregullatori italian tha se TikTok kishte rënë dakord të bllokonte të gjitha llogaritë në Itali nga 9 Shkurt, dhe të ripranonte vetëm përdoruesit që paraqesin datën të lindjes, që tregon se janë mbi 13 vjeç.

Prokurorët në Palermo vazhdojnë hetimin për vdekjen e 10-vjeçares duke bërë sfidën e TikTok, e cila ka çuar në rritjen e kontrollit të fëmijëve gjatë përdorimit të platformave të mediave sociale.

Alexandra Evans, kreu i TikTok për sigurinë e fëmijëve në Evropë, tha se do të prezantonte një buton në aplikacion për të mundësuar anëtarët të raportonin përdoruesit nën 13 vjeç.

Rregullatori tha se TikTok kishte rënë dakord të vlerësonte përdorimin e inteligjencës artificiale për të zbuluar llogari nën moshë.

Sidoqoftë, do të duhet të diskutojë propozimin me autoritetin irlandez të privatësisë, i cili është autoriteti kryesor i mbrojtjes së të dhënave të Bashkimit Evropian për TikTok sepse firma ka zyrën e saj qendrore evropiane në Irlandë.

TikTok, në pronësi të kompanisë kineze ByteDance, së pari fitoi popullaritet në Azi dhe tani gjithashtu ka një ndjekës të madh në perëndim. Popullaritetin më të madh e arriti gjatë periudhës së pandemisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA